关于诊所
Në Diaverum, ne u ofrojmë pacientëve tanë standarde vazhdimisht të larta të kujdesit në secilën nga klinikat tona në mbarë botën. Ndërsa përsosmëria e kujdesit tonë, e bazuar në qasje me standarde të larta, sjell rezultate mjekësore të shkëlqyera, ne gjithashtu njohim rëndësinë e fuqizimit të vërtetë të pacientëve, miqve dhe familjes së tyre. Kultura jonë empatike jep një përvojë holistike të kujdesit renal, duke përfshirë programin tonë d.HOLIDAY. Kjo u mundëson pacientëve që dëshirojnë të udhëtojnë, të kenë besim të plotë se mund të marrin kujdesin Diaverum, në mbarë botën. Sepse të gjithë meritojnë një jetë të kënaqshme. I gjithë ekipi ynë Diaverum ju mirëpret në klinikën tonë në Korçë. Ishte hera e parë që qytetarët e Korçës e merrnin këtë shërbim jetik pranë shtëpive të tyre. Banorët e këtij rrethi ishin pacientët që kishin vuajtur më shumë prej vitesh, të detyruar të udhëtonin në distanca të gjata.
Klinika ndodhet në zonën e Spitalit Rajonal të Korçës, në një ambient të dedikuar, i ndërtuar ekskluzivisht për qëllimin, i hapur në datën 24 Prill 2017. Sot këtë shërbim jetik e marrin 92 pacientë nga Korça, Pogradeci, Erseka, Devolli, ku një ekip prej 28 mjekësh dhe asistentësh, e bëjnë këtë të mundur çdo ditë. Vizitoni Korçën - e cilësuar si vendlindja e identitetit letrar e artistik të Shqipërisë dhe sharmi e traditat e qytetit vazhdojnë të pasqyrojnë këtë trashëgimi. Arkitektura urbane e Korçës, me ndikimet otomane, franceze dhe rumune, bulevardet e gjera me pemë dhe parqet e bollshme ofrojnë një përvojë unike në Shqipëri. Tregjet, monumentet dhe xhamitë e qytetit nxjerrin në pah rëndësinë e këtij qyteti të rëndësishëm në udhëkryqin ballkanas.
治疗时间
星期一 - 星期六 |
07:00
— 17:00
|
治疗
血液透析 |
是 |
|
腹膜透析 |
没有 |
|
旅游透析 |
是 |
|
肾脏移植 |
没有 |
|
艾滋病患者 |
没有 |
|
乙肝患者 |
是 |
|
丙肝患者 |
是 |
设施
透析单元 |
27 |
茶点 |
是 |
电视屏幕 |
是 |
免费无线网络 |
是 |
免费换乘 |
没有 |
免费停车 |
是 |
诊所团队
Fedora Fili |
Menaxher Klinike |
Gentian Begolli |
Drejtues Teknik |